19:37 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kontrolli i beftë në orët e vona, gjyqtarit i gjenden 300 milionë lekë në banesë, për çfarë çështje hetohet

07:20 | 10/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kontrolli i beftë në orët e vona, gjyqtarit i gjenden 300 milionë lekë në banesë, për çfarë çështje hetohet

Një zhvillim i beftë ka ndodhur në orët e mesnatës së djeshme. Gjykata e krimeve të rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës së gjyqtarit të Apelit, në Tiranë, Shkëlqim Miri.

Prokuroria, prej disa muajsh po heton për dyshimet për korrupsion. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1998.

Gjyqtari, thonë burimet e ‘’TCH”, i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, policia ka bërë kontrollin me urdhër të prokurorisë në banesën e gjyqtarit, në Tiranë dhe i janë gjetur rreth 300 milionë lekë të vjetra.

Miri gjyqtar i Apelit në Tiranë, ish anëtar i KLD-së. 

Miri është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Në këtë proces ka qenë i pandehur shtetasi Gentian Doda, nga Burreli i ekstraduar pak kohë më parë nga Amerika. I dënuari Gentian Doda akuzohet për një vrasje të dyfishtë në Burrel, në vitin 1997.

Doda akuzohet për vrasjen e Gazmir Dedjes dhe Asllan Gjokës. Autori dhe Dedja kanë qenë pjesë e grupeve rivale në Burrel dhe kanë pasur konflikte të vijuara ndërsa Gjoka u vra aksidentalisht. Çështja e tij u shqyrtua edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi që gjykimi ndaj tij të zhvillohej sërish në gjykatën e shkallës së parë të Matit. Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Matit kërkoi dënimin e tij me 20 vjet burg me akuzën e “vrasjes me paramendim”, për autorin Gentian Doda, i ekstraduar nga SHBA në 2012. 

Pritet të ketë veprime të mëtejshme për gjyqtarin, i cili ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: gjyqtarigjyqtari i apelit
Pas

HOROSKOPI. 10/11/2017

Para

Ndeshja me Suedinë, Ventura: Respekt për kundërshtarin por Italia do kualifikohet në botëror

Para
Ndeshja me Suedinë, Ventura: Respekt për kundërshtarin por Italia do kualifikohet në botëror

Ndeshja me Suedinë, Ventura: Respekt për kundërshtarin por Italia do kualifikohet në botëror

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stërvitjet ushtarake përforcojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA–Serbi

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Botërori i forcave ushtarake, mundësi Chermen Valiev i dhuron medalje ari Shqipërisë

Tumoret, gjysma e vdekjeve janë për shkak të shkaqeve të parandalueshme

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Taulant Malajn

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd , guri bie nga kodra

Policia britanike arreston katër persona pas protestës pro-palestineze në bazën ushtarake

Hetimet mbi skandalin me subvencionet e BE-së, dorëhiqen 5 zyrtarë të lartë në Greqi

Krim tronditës në Turqi/ Vret ish-të fejuarën shtatzënë pas përdhunimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.