Analisti dhe gazetari Arjan Çani ka deklaruar se përgjimi i një telefonate nga burgu i dha indicie policisë për të kryer kontrollin ne banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin.
“Është përgjuar një telefonatë e një të burgosuri me një tjetër, që ka lidhje me shtëpinë e Ervis Martinaj. Është përmendur Martinaj dhe gjërat që mbante në shtëpi. Duhet të ketë një element të ri që ka nxitur policinë të veprojë”, deklaroi Çani ndër të tjera.