Oficerët e SPAK, kanë përfunduar kontrollet në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Lungomare.
Nga ato që shohim vetëm dosje, shkresa kanë nëpër duar.
Nuk dihet çfarë kanë kërkuar të gjejnë dhe çfarë kanë marrë në banesën e Beqaj.
Para se të arrestohej, Beqaj çdo fundjavë së bashku me familjen e tij, shkonin në Vlorë tek kjo banesë.