Një shqiptar 30-vjeçar ne inicalet X.K, është arrestuar nga policia e Fermos në Itali me 400 gram kokainë.
Mediat vendase shkruajnë ser arrestimi i shqiptarit është bërë gjatë natës së shkuar, ku policia ndaloi një ” Fiat Panda”, e drejtuar prej tij. Lënda narkotike e cilësisë së pastër ishte fshehur brenda një qeseje celofoni.
Disa telefonë celularë dhe një peshore elektronike janë konfiskuar gjithashtu. I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun e Ascoli. Droga, nëse do të shitej në tregun me pakicë, do t’i sillte atij 100 mijë euro fitime.
(E.V/Faxweb.al)