13:15 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kontrolli për zbatimin e ligjit, AKU mbyll dhe gjobit me miliona lekë 3 biznese

16:22 | 19/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
AKU mbyll 4 biznese dhe merr 11 masa administrative, restorantet dhe magazinat ndëshkohen me 6.81 milionë lekë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 3 subjekte ditën e sotme, pasi iu gjetën një sërë shkeljesh ligjore në liçensim dhe tregtim të mallrave të konsumit.

Ato janë gjobitur në total me 2.9 milionë lekë dhe janë bllokuar për moszbatim të rregullave të tregtimit ushqimor dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Nga kontrollet e ushtruara, rezultoi se 3 operatorë të biznesit ushqimor ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore.

Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme për monitorimin e zbatimit të ligjit në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore në vend. Nga kontrollet e ushtruara, rezultoi se 3 operatorë të biznesit ushqimor ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

1.Subjekti “Syrja Sinani” me aktivitet “Pastiçeri”, Lushnjë, rezultonte se vijonte të operonte në treg i papajisur me licencën përkatëse, në kushtet ku pajisja me licencë i ishte refuzuar për shkak të mosplotësimit të kërkesave ligjore për disponimin e saj. Për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse, trupa inspektuese vendosi masën administrative “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë, si dhe “Ndërpreje e menjëhershme e aktivitetit”.

2.Në subjektin “Qemal Alem Kasneci” me aktivitet “Minimarket ushqimor”, Tiranë, u evidentua se përpara derës hyrëse qëndronte një mjet i palëvizshëm, i cili shërbente për tregtimin e ujit të pijshëm. Pranë QKB, subjekti ka deklaruar aktivitetin si “Tregtim me pakicë të artikujve ushqimore, tregtim të ujit me bote, transport dhe shitje uji derë-më-derë”, aktivitet për të cilin ka deklaruar dy mjete, por që asnjëra prej tyre nuk përkonte me mjetin që ndodhej përpara subjektit. Kushtet higjeno-sanitare të mjetit ishin të papërshtatshme, nuk dispononte regjistra të pastrimit të botit të ujit, raport analiza mikrobiologjike dhe as sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  2. b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësite e operatorit të biznesit),
  4. d) ”Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit” (tregtim i ujit të pijshëm).

3.Subjekti “IMT Albania” me aktivitet “Njësi prodhimi dhe tregtimi buke, prodhime brumi dhe pastiçerie”, Tiranë, rezultoi se tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (miell, lëndë e parë pastiçerie), në produktet e konstatuara kishte prani insektesh, si dhe një sërë produktesh ishin të paetiketuara (xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi). Sistemi i vetëkontrollit HAÇP nuk ishte i plotë (produkti akullore, i cili është me risk të lartë, u konstatua i padokumentuar), si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (hedhje në treg të produkteve të pasigurta për konsum),
  2. b) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (moszbatim i planit/manualit të veëtkontrollit),
  3. c) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë),
  4. d) “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit)
  5. e) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim të produkteve në kundërshtim me kërkesat ligjore),
  6. f) “Bllokimi i produkteve” për produktet me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe produkteve të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform kërkesave ligjore​.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: AKU
Pas

Konfirmohen zërat për prishjen e miqësisë, Anxhela Peristeri mungon në dasmën e këngëtarit

Para

Këto janë 4 shenjat që u japin fund marrëdhënieve në mënyrën më mizore

Para
Do t’ju lenë pas një muaji; 3 shenjat e horoskopit, që mërziten shpejt në lidhje dashurie

Këto janë 4 shenjat që u japin fund marrëdhënieve në mënyrën më mizore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grupi kriminal i goditur veproi gjatë zgjedhjeve? Berisha: Përshëndes Antimafian italiane, SPAK aty ishte! Kush e informoi Visin e Pojës të largohet

Akuza e Berishës: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën! Zarfet, votat u plotësuan nga patronazhistët. Dora e zezë e Postës Shqiptare…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

Ku ishte qendra e grupit kriminal të zbuluar? Përgjigjet Dumani: Baza ishte në Durrës. Nuk japim gjeneralitete për persona

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës, dyshohet se…

Operacioni ‘Ura’/ Mara jep detaje: Qendra ishte në Puglia, Belgjikë, Gjermani, Hollandë dhe Amerikën e Jugut! U sekuestruan 3 restorante dhe një televizion në Vlorë

‘Ndoqëm paratë përtej kufirit’, prokurori italian: Bashkëpunimi me SPAK i suksesshëm, nuk patëm rrjedhje informacioni

Para të gatshme 1 mln euro, transferta në Amerikën Latine e policë të përfshirë”, detaje nga operacioni i madh antidrogë

“Bashkëpunim perfekt”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Mafia shqiptare forcë e madhe. Kam besim tek SPAK, do ta luftojë krimin

SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge! Kontrolle në 4 ambiente, sekuestrohen dokumente false! Një 33-vjeçar në pranga

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.