Në aeropotin e Rinasit është është sekuestruar një skaner që identifikon pajisjet përgjuese në ambiente me disa metra katrorë.
Sipas një portali online aparatura e dyshimtë u gjet gjatë një kontrolli rutinë në bagazhet e një shtetasi izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria. Po kështu është bërë edhe shoqërimi i izraelitit në komisariatin e Rinasit si edhe sekuestrimi i pajisjes.
Njëkohësisht policia po bashkëpunon me prokurorinë në lidhje me funksionin që ka pajisja e sekuestruar.
Nga autoritetet fillimisht u dyshua se ajo ishte aparaturë përgjuese, por nga verifikimet paraprake dyshohet se luan rolin e një aparature skanimi për të kontrolluar një ambient nëse ka apo jo të fshehura çimka përgjimi.
Po kështu prokuroria dhe policia po kryejnë veprime për të saktësuar rolin që kryen kjo aparaturë në të vërtetë si edhe motivin e vizitës në Shqipëri të izraelitit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
(J.V/Shuplaka)