20:19 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës! Ja katër arsyet

13:59 | 09/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës! Ja katër arsyet

Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën janar-dhjetor tregojnë se kryesisht kjo ka ardhur për shkaqe vizuale dhe funksionale por një përqindje jo e vogël edhe për shkak se nuk kanë përmbushur kufizimet që lidhen me shkarkimin e gazrave.

DPSHTRR njoftoi se në total, gjatë periudhës janar-dhjetor, u testuan 428,139 mjete, ose +8.2% krahasuar me janar-dhjetor 2022. Të paktën 84.1% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 –  8+1 vende). Mjetet janë të përqendruara kryesisht në Tiranë ku sipas të dhënave 35.4% e testimeve janë kryer drejtorinë rajonale të kryeqytetit.

Duke u ndalur më në detaj për shkaqet e moskalimit të testimit rezulton se në 46% të rasteve ka pasur mangësi vizuale e funksionale, 27 për qind kanë ngelur si efekt i sistemit të shkarkimit të gazrave dhe 14 për qind si efekt i sistemit të drejtimit.

Arsyeja e katërt ka të bëjë me sistemin e frenimit ku nga totali i ngeljeve janë të paktën 13% me këtë problematikë. DPSHTT ka nënvizuar së janë të paktën 28.5% e totalit e mjeteve që janë ritestuar gjatë vitit të shkuar. Sa i takon vjetërsisë së mjeteve DPSHTRR në përmbledhjen e saj vlerëson se të paktën 7,949 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose +38.3% krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Kontrolli teknik aktualisht kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor përmes pikave të veçanta që ka secila prej drejtorive të saj rajonale. Kontrolli teknik aktualisht kryhet çdo dy vjet për automjetet 4+1 është 2200 lekë kurse ritestimi 900 lekë./Monitor

Pas

Operacion policor në Lushnjë/ Në pranga tre të rinj, sekuestrohen lëndë narkotike, eksplozivë dhe armë të ftohta

Para

Elon Musk, AfD dhe politika gjermane! DW: Miliarderi po mbështet hapur partinë Alternativa për Gjermaninë! Debati që ka shkaktuar në Europë!

Para
Elon Musk, AfD dhe politika gjermane! DW: Miliarderi po mbështet hapur partinë Alternativa për Gjermaninë! Debati që ka shkaktuar në Europë!

Elon Musk, AfD dhe politika gjermane! DW: Miliarderi po mbështet hapur partinë Alternativa për Gjermaninë! Debati që ka shkaktuar në Europë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.