16:44 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Konventa e gruas së LSI-së, Klajda Gjosha: Falenderojmë ato 3 mijë gra dhe vajza që ishin pjesë, përballuan presione

11:58 | 23/11/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me cilën parti LSI do të ketë koalicion? Përgjigjet Klajda Gjosha

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka pasur sot një deklaratë për mediat, për të folur në lidhje me Konventën e Gruas së LSI-së e cila u mbajt dje.

Gjosha falenderoi të gjitha ato 3 mijë gra dhe vajza që sipas saj përballuan presionet dhe ishin të pranishme në takim.

“Jam sot përpara jush për të falenderuar nga zemra të gjitha ato gra dhe vajza të mrekullueshme të Lëvizjes së Gruas për Integrim, që morën pjesë në Konventën e djeshme. Realisht ne do të kishim dashur që ti falenderonim ballë për ballë mbi 3000 zonja që udhëtuan nga e gjithë Shqipëria për të qenë pjesë e asaj Konvente të jashtëzakonshme që u organizua dje në Pallatin e Kongreseve.

Jam shumë e prekur jo vetëm nga prezenca e tyre, por edhe nga vendosmëria e tyre për ti bërë ballë një situate jo normale që është krijuar për familjet shqiptare. Kërkon shumë kurajo nga ana e tyre, të rrezikojnë vendet e punës, të rrezikojnë bukën e gojës të fëmijëve të tyre për të ngritur zërin kundër një realiteti të hidhur me të cilin ne të gjithë po përballemi sot. Por askush më mirë se sa gratë do të mund ti bënin ballë këtij presioni politik, që është aq sa psikologjik, aq sa edhe I pamoralshëm. Kishte shumë arsye që ajo sallë ishte e mbushur plot dje. E para sepse duhet ti jepet fund lidhjeve të politikës me krimin dhe e dyta sepse situata financiare është kthyer në një dhimbje të madhe për çdo familje shqiptare.

Shpresa e fundit që mund të mbahej te buxheti I vitit të ardhshëm, I vitit 2018, fatkeqësisht edhe ky buxhet rrënon akoma më shumë situatën në familjet tona. Është një buxhet që I shtyn të varfrit drejt varfërisë më ekstreme dhe po detyron shtresën e mesme, por edhe rininë e këtij kombi që të largohet nga Shqipëria.

Dua ti siguroj të gjitha gratë dhe vajzat që ky është vetëm fillimi I marshimit tonë drejt ndryshimit, dhe unë kam bindjen se së bashku jo vetëm do të punojmë për një Shqipëri më të mirë, por duke filluar nga sot nuk do të ndalemi më derisa politika të ndahet plotësisht nga krimi dhe ne tja kthejmë Shqipërinë tonë të dashur fëmijëve tanë sepse e ardhmja I takon vetëm atyre”, u shpreh Gjosha.  

(E.K/Faxweb)

 

Etiketa: gjoshaKlajda Gjosha
Pas

Krim i rëndë në Kavajë, burri vret gruan me thikë

Para

Aksident në afërsi të Maminasit, makina futet kundravajtje, plagoset rëndë një 25-vjeçar

Para
Aksident në afërsi të Maminasit, makina futet kundravajtje, plagoset rëndë një 25-vjeçar

Aksident në afërsi të Maminasit, makina futet kundravajtje, plagoset rëndë një 25-vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.