07:44 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Konventa e LSI/ Meta do të mbajë fjalimin kryesor, pritet ndryshimi i emrit të partisë

19:08 | 25/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita e parë pas përfundimit të mandatit të president, Meta poston foton me Kryemadhin: Një horizont i ri plot dritë!

Në pallatin e Kongreseve do të mbahet Konventa e LSI-së, ku pritet që të jetë i pranishëm dhe vetë presidenti Ilir Meta.

Ish-presidenti do të mbajë fjalën kryesore në këtë Konventë, ku do të prezantohen edhe ndryshimet statutore të LSI-së, mes të cilave pritet të jetë dhe ai për ndryshimin e emrit të LSI.

Pas kësaj konvente do të ketë zgjedhje të kësaj force, në forumet e saj, në secilin qark, në të gjitha degët, e kësaj force politike që do ketë nje emër të ri.

Pritet që emri do të bëhet publik në fjalën që do të mbajë  Meta. Kryemadhi ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve duke u përshëndetur me simpatizantë të kësaj force politike, por nuk pritet që të mbajë fjalim në konventën e sotme.

Gjatë paradites së sotme, ish-presidenti Meta mbërriti në selinë e LSI-së, ku rimori edhe teserën e Partisë.

“Erdha këtu se më kish marrë malli për këtë dokumentin e LSI-së. Jam krenar që në 2004-n themelova këtë parti për integrimin, që sot bllokohet nga Partia Socialiste. LSI ka bërë çdo gjë për të përshpejtuar negociatat”, tha ai.

Për bllokim të integrimit nuk akuzoi vetëm Edi Ramën, por edhe Lulzim Bashën, që e cilësoi shtojcë të Kryeministrit. LSI, tha Meta, ra viktimë në kurthin Rama-Basha.

“Në mënyrë të qëllimtë programuan djegien e mandateve, shkatërrimin e reformës në drejtësi për të kapur shtetin në këto përmasa. LSI-në e futën në grackë, që doli jashtë funksionit të saj duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e një shtojce tërësisht të vetëdijshme të regjimit kleptokratik të Edi Ramës, që ishte PD e Lulzim Bashës”, tha ai.

Aksioni i parë i rikthimit në politikën aktive do të jetë referendumi.

“Referendumi, që i ka munguar popullit të Shqipërisë që nga 1998, referendumi do të jetë shpata e Demokleut për të gjithë kleptokratët, uzurpatorët dhe tradhtarët dhe që i ngulin thika pas shpine shtetësisë së Kosovës dhe interesave të shqiptarëve kudo që ata janë”, u shpreh ai.

Meta deklaroi se rimarrja e drejtimit të LSI-së nuk është qëllim në vetvete.

“Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI-së sepse këtë e lashë para pesë vitesh. Jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit dhe për t’u bashkuar së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit”, u shpreh ish-Presidenti.

Referendumi duket se do të jetë kauza e Ilir Metës, ndërsa Berisha ka njoftuar sezon protestash nga shtatori. Por, a do të përputhen dy agjendat e opozitës?

“Do të bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm, patriot dhe demokrat të ndershëm, pas asnjë diskutim. Nuk jam në garë as me Berishën dhe skam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi. Është primare e primareve. Refrendumi tani është vetë Shqipëria, pasi është vënë në pyetje ekzistenca dhe e ardhmja e vendit”, tha Meta.

Etiketa: konventa e lsiLSIndryshimi i emrit
Pas

Aksident me dy të plagosur në Durrës-Tiranë

Para

Dita e parë në krye të shtetit, Bajram Begaj pyet qytetarët: Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë?

Para
Dita e parë në krye të shtetit, Bajram Begaj pyet qytetarët: Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë?

Dita e parë në krye të shtetit, Bajram Begaj pyet qytetarët: Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.