Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari ka mbajtur fjalën e tij në nisje të konventës kombëtare të LSI.
Menjëherë pas tij, flet zëdhënësi i ish-presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili në fjalën e tij bëri që salla të “shpërthejë” në ovacione. Blushi theksoi se populli i “2 marsit” do të sjellë ndryshimin e Shqipërisë ndërsa nuk nguroi të bënte thirrje “Besëlidhje kuqezi”, “O liro, o vdekje”.
Fjala e Tedi Blushit:
“Unë i përkas vetëm populit të 2 Marsit dhe sot vij përpara jush si njeri i lirë. Të dashur miq, ju sot po merrni një vendim historik jo për veten tuaj por për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Populli i dy marsit është i etur për liri. Mezi pret t’i japë goditjen finale një kaste mafioze që po nxjerr në Pazar kufijtë e Shqipërisë. Siç na e la amanet dhe poeti ynë martir Havzi Nela, “O liri, o vdekje”. Presidenca në drejtim të Ilir Metës ishte çdo ditë “2 mars” kam qene dhe jam bashkëpunëtor i tij. (Ovacione në sallë: Ilir Meta..Ilir Meta)
Meta ka qeni i pari në çdo betejë mbrojtës për interesin kombëtar. Një lidership i fortë si ai që kthehet në LSI për një Shqipëri më dinjitoze. Fuqia e popullit të 2 marsit të bashkuar do t’ia dalim, kjo Shqipëri do të vijë por do të jetë një “Besëlidhje Kuqezi”, “o liri o vdekje”