16:17 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kopshti Botanik në pronësi të bashkisë, reagon ashpër FSHN: Ky është hapi i parë, çdo masë për të mos e lejuar

15:40 | 22/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kopshti Botanik në pronësi të bashkisë, reagon ashpër FSHN: Ky është hapi i parë, çdo masë për të mos e lejuar

Vendimi i qeverisë për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, ka nxitur reagimin e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës i cili përmëes një deklaratë për shtyp, është shoprehur kundër këtij vendimi. Sipas tij, është në paligjshmëri në raport me një tjetër vendim të vitit 1965 1965 për krijimin e Kopështit Botanik si dhe me shpalljen e tij në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.

Dekanati I FSHN-së shprehet se nuk është kundër investimeve por k0ndërshton fuqishëm dëmtimin e resurseve dhe institucionevemë rëndësi të veçantë si dhe paralajmëron se kjo dekl;arata është vetëm hapi i parë i reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisë për tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë.

“Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm”, shkruhe ndër të tjera në këtë deklaratë.

Reagimi:

Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Universiteti i Tiranës

DEKLARATË PËR SHTYP

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme të datës 22.07.2019 mori në shqyrtim me shumë seriozitet e shqetësim VKM e fundit të Këshillit të Ministrave nr 510, datë 17.07.2019 “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.

Dekanati shprehet unanimisht kundër këtij vendimi arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopështit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin  1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.

Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt  i punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës.

Shprehemi dhe një herë se kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me synim mbështetjen dhe zhvillimin e këtij institucioni me vlera unikale kombëtare, në respekt të qëllimit, misionit dhe funksionimit të tij. Në këtë kontekst ne mirëpresim planet dhe investimet e Bashkisë Tiranë, por gjithnjë të dakordësuar dhe pa cënuar funksionin e misionin e Kopshtit Botanik

Kjo deklaratë është hapi i parë i reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisë për tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë. Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm.

Tiranë, më 22.07.2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: bashkia tiraneFSHNKOPSHTI BOTANIKvendimi i qeverise
Pas

FOTO TRONDITËSE/ Kapen 4 shqiptarë brenda kutive të kartonit, ishin nisur për në Angli

Para

Fëmijëve deri në 14 vjeç do t’iu ndalohet hyrja në qendra interneti. Çfarë parashikon vendimi i ri

Para
Fëmijëve deri në 14 vjeç do t’iu ndalohet hyrja në qendra interneti. Çfarë parashikon vendimi i ri

Fëmijëve deri në 14 vjeç do t'iu ndalohet hyrja në qendra interneti. Çfarë parashikon vendimi i ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turistët britanikë të përfshirë në aksident në autostradën Fier-Vlorë

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Shpërndarja aktuale e mandateve dhe kandidatëve

Irani ndërpret bashkëpunimin me agjencinë bërthamore të OKB-së, miratuar nga Këshilli i Gardës

Tensione në Serbi/ Studentët paralajmërojnë për protesta dhe mosbindje civile

Zjarri në ishullin Kios, pastruesja e hotelit akuzohet për zjarrvënie

Ekuador/ Krimineli i rrezikshëm “Fito” ekstradohet në SHBA, ishte arratisur nga burgu

Golemi pa ujë, reagim nga ujësjellësi: Problemi, linjat e dëmtuara

Erion Braçe dorëzon në Kuvend dokumentin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pas 14 muajsh punë

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme

U kapën me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohen dy të rinj në Dhërmi dhe Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.