Korabi regjistron një tjetër humbje që e lë në fundin e tabelës me vëtëm 6 pikë. Dibranët nuk patën fat as në shtëpinë e re në “Zeqir Ymeri” pasi u mposhtën nga Teuta me rezultatin minimal 0-1. Skuadra e Gerd Haxhiut pësoi një gol të shpejtë në minutën e 11-të që ja preu shpresën për ta nisur mbarë në stadiumin e Kukësit ku do të luajë ndeshjet si vendase.
Dibranët krijuan raste pafund për të gjetura golin e barazimit por nuk ja dolën. Ndërkohë që durrsakëve u ka mjaftuar goli i Artur Maganit për të adiminustruar rezultatin në vazhdim.
Teuta shënon fitoren e parë pas tri humbjesh radhazi dhe shkon në kuotën e 11 pikëve e 7-ta në rënditje, aq sa dhe Laçi i vendit të 8-të.
Korabi 0– 1 Teuta
Golat: Magani 11′
Korabi (4-3-3): Vujadinoviç; Dukiç, Prençi, Çela, Peposhi; Gavazaj, Zefi, Nexhipi; Zguro, Mziu, Plaku.
Trajner: Gerd Haxhiu
Teuta (4-2-3-1): Moçka; Hodo, R. Hoxha, Shkalla, Kotobelli; Hila, Cmajcanin; Bangal, Ribaj (Gripshi 54′), Musta; Magani.
Trajner: Gugash Magani
Gjyqtar: Klajdi Kola