Mbrëmuen e sotme në orën 20:00 pritet të zhvillohet ndeshja mes Skënderbeut dhe skuadrës çeke Mllada Boleslavit në “Elbasan Arena”.
Skënderbeu do të kërkojë sot në të përmbysë shifrat e humbjes së parë kundër Mllada Boleslavit, pasi është e vetmja mënyrë për të siguruar fazën “play-off” të Europa League.
Në ndeshjen e kaluar korçarët humbën me rezultatin 2-1. Trajneri Ilir Daja ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar të radhës së shkuar.
Bëhet fjalë për 3 ndryshime, ku Lilaj pritet të marrë vendin e Muzakës në qendër të mesfushës, Xhejms në vend të Plakut në sulm, si edhe Gavazaj në vend të Takut do të qëndrojë në djathtë të mesfushës. (D.D/Shuplaka)