Detaje të reja janë zbardhur mbi ngjarjen e rëndë të Korcës, ku një 26-vjecar vari veten me litar. Dënimi me 6 vite burg, për Sergei Cenollin ishte i papërballueshëm, kështu që i riu i dha fund jetës pasi doli për disa ditë me leje.
Sipas familjarëve të Cenollit, i riu nuk e përballonte dot dënimin dhe gjithmonë shprehej se ishte i pafajshëm. Ndërkohë, policia dyshon se shkak për gjendjen depressive të Cenollit, është bërë edhe ndarja nga e dashura.
I riu ishte i dënuar me gjashtë vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe transportimin e armëve dhe municioneve luftarake nga të cilat i kishin mbetur edhe dy vite dënim. Ai kishte dalë me leje disa ditë më parë dhe do duhet të rikthehej dje në vendin e vuajtjes së dënimit.
Mesa duket. Në orët e fundit të qëndrimit të tij jashtë burgut, i riu nuk ka dashur më të kthehej. I ati tregon se mëngjesin e së mërkurës, Sergei ka shkuar në punën e të atit, punonjës elektriku, me qëllim që t’i kalonin së bashku orët e fundit të lejes.
Megjithatë, në një moment ai i ka kërkuar të atit që të largohej për të takuar disa shokë. Për më tepër i ka kërkuar para me arsyetimin se do qeraste shokët me ëmbëlsira.
Pasi i riu ka marrë paratë, ka blerë ëmbëlsira dhe disa metra litar në një dyqan në fshat dhe më pas është drejtuar për në shtëpi. Sipas informacioneve të policisë, në shtëpi nuk kishte njeri, pasi e ëma ndodhej në Tiranë për arsye shëndetësore.
Kështu kur babai është kthyer në shtëpi, është përballur me skenën e tmerrshme: Djali i varur me litar. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1135″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]