Në Korçë është grabitur kasaforta në shtëpinë qytetarit me iniciale A.Sh. 60 vjeçari ka bërë kallëzim në polici se persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e tij në lagjen nr 6 dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës ky shtetas, dyshohet të ketë pasur një shumë të konsiderueshme parash.
Mesohet se momentet kur ka ndodhur ngjarja, pronari nuk ndodhej në banesë.
Nga ana e Policisë, po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)