Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Policia e Korçës njofton se rreth orës 17:45, A. V. është gjendur i pa jetë, pa shenja dhune, duke dyshuar për vdekje natyrale.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në lagjen nr. 8 Korçë, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., rreth 52 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës të 52 vjeçarit .