Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë në fshatin Belorta.
Bëhet me dije se janë përplasur dy mjete me njëra-tjetrën. Njëri prej automjeteve ka përfunduar në kanal.
Mësohet se dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar në makinë.
Policia është në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e të plagosurit nga mjeti.