02:41 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Korçë/ Dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, arrestohen 7 persona

15:30 | 03/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Korçë/ Dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, arrestohen 7 persona

Një ditë pas mbledhjes dhe kritikave të ashpra të prefektit ndaj bashkive dhe policisë duket se ka pasur një impakt te autoritet e qarkut Korçë, pasi policia ka finalizuar një operacionin, duke vënë në pranga 7 persona pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Nga 7 personat e arrestuar, nga të cilët 3  prej tyre akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe 4 të tjerët akuzohen për veprën “Ndotja e ajrit”.

Sipas policisë këta përsona kanë djegur sipërfaqe të mëdha më pyje dhe kullota, duke shkatërruar dhe djegur me hektarë tokë.

Policia vendos përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe të ndotjes së ajrit.

Procedohen penalisht 7 shtetas, nga të cilët 3 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe 4 të tjerë për veprën “Ndotja e ajrit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

–  F.J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur disa barishte i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë janë djegur rreth 3 hektarë kullotë dhe shkurre.

–  A.D, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë Llobonicë”, afër këtij fshati, ka djegur rreth 5 dynym pyll.

–  E.K, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kodra e Floqit”, ka ndezur një zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 4000 m² me shkurre.

– O.M, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi në vendin e quajtur “Kamina”, ky shtetas ka djegur aksidentalisht me një cigare një sipërfaqe 20 m² bar, duke ndotur ajrin.

–  M.T, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur rreth 2 dynym bar në tokën e tij, me qëllim pastrimin e saj, duke ndotur ajrin.

–  S.L, banues në Korçë, pasi ky shtetas në tokën e tij ka djegur disa mbeturina dhe goma duke ndotur ajrin.

–  S.P, banuese në Memlisht, Pogradec, pasi në afërsi të tokës në pronësi të saj, ka djegur mbeturina duke ndotur ajrin.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

 

Etiketa: arrestohen 7 personane korce per zjarrvenie
Pas

Shtyhet afati për Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetja e LSI-së e vetmja që votoi pro

Para

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe ish-zëdhënësi i Leka Zogut

Para
Ndahet nga jeta shkrimtari dhe ish-zëdhënësi i Leka Zogut

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe ish-zëdhënësi i Leka Zogut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 8/449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson ndaj PD, e treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet

Numërimi në Lezhë/ PD kryeson në tre kutitë e para, surprizë mungesa votave për PSD

Nis numërimi i votave në Lushnjë, si ndahen votat mes PS, PD, Mundësisë dhe ‘Djathtas për Zhvillim’

Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS

Dalin rezultatet e para nga Kukësi në Qendrën e Votimit 001

Qarku Dibër nis numërimin, hapen 4 kutitë e para/ 2 Qendra Votimi në Mat dhe 2 në Klos, kryeson PS me 551, PD me 326 e treta vjen Mundësia me 8 vota

KQZ merr në dorë vlerësimin e zarfeve “B” kur nuk kryhet nga strukturat përkatëse

Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare 2025, ndiqini në kohë reale në Fax News!

Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.