Punonjëset e një fasonërie në Korç kanë dalë në protestë para subjektit ku punojnë ndërsa mbi 100 persona përgjithësisht gra janë grumbulluar për të kërkuar pagën e lùftës.
Ato shprehen se nuk kanë marrë paratë e premtuara nga qeveria ndërsa prej ditësh fabrika është mbyllur në kuadër të masave të marra për ndalimin e përhapjes së pandemisë.
Ndryshe nga sa u është premtuar në fillim nga pronarët, njëra nga punonjëset tha për Fax Neës se disa ditë më vonë u është komunikuar se nuk ju takon paga për aq kohë sa fabrika qëndron e mbyllur.
“Sipas rregullit që doli për të marrë pagat, erdhëm, diskutuam me pronarin na tha se ju takon, pas disa ditësh na tha ju nuk përfitoni. Ne duam të dimë të paktën arsyen pse nuk përfitojmë. Jemi rreth 100 punëtorë, duam ta dimë edhe në çfarë të bëjmë. Unë tha ekonomisti pagat i kam hedhur por duhet të shikojmë tek ministria e Shëndetësisë që duhet të lëshojë një vërtetim që nuk është një ambjent për të punuar. Kemi edhe një formular me të gjitha dokumentet që disponojmë nga aplikimi për pagën, duam arsyen pse nuk përfitojmë”, tha njëra nga punonjëset.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post