Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Korçë ku njëperson është vrarë me thikë. Ende nuk dihet emri i viktimës dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë, por pritet që me mbërritjen e Policisë në vendngjarje të zbulohen detaje të rej.
Mësohet se viktima është një 67-vjeçar dhe është qëlluar disa herë me thikë dhe për pasojë nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)