07:53 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Korçë/Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet një i ri për shitje të kanabisit në Bilisht

09:23 | 15/06/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Korçë/Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet një i ri për shitje të kanabisit në Bilisht

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dozat”, i zhvilluar në qytetin e Bilishtit.

Operacioni është finalizuar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, si pjesë e punës së vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogës në zonat urbane.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • Edi Mullamake, 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar si kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shpërndarje.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë:

  • A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

Gjatë operacionit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Dhjetëra doza kanabisi të gatshme për shitje,

  • Një sasi kanabisi në formë boçe,

  • 2 peshore elektronike,

  • 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Shtetit vijon punën intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Pas

Aksident në Korçë, përplasen dy automjete, një person përfundon në spital

Para

I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

Para
I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

I dyshuari kryesor për sulmet në Minesota, policia në kërkim të 57-vjeçarit Vance Boelter

 



Të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Këmbimi valutor sot/Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

Mot i qëndrueshëm dhe ideal për bregdetin këtë të enjte

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.