Burime konfidenciale për “Fax News” thonë se janë zbuluar eshtra njeriu gjatë gërmimeve në kanalin e tubacioneve në qendrën shëndetësore në fshatin Koritë.
Policia në vendin e ngjarjes ka marrë eshtrat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Banorët thonë se qendra shëndetësore ka vite që është ndërtuar.
Me heret ka qenë banesë. Nuk është hera e pare që gjenden eshtra në të njëjtin vend. (B.H/Faxweb)