Një 33-vjeçar në Korçë është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij. K.N., dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut.
Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Gjanç, Korçë, është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.