21:05 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

14:28 | 07/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

Sot në Korçë u inaugurua godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë, ndërsa në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani; Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis; si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, autoriteteve qendrore dhe vendore.

foto galeri

Në fjalën e tij, Ministri Hasani theksoi se ky zhvillim pasqyron përkushtimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve: “Ky është një hap konkret në forcimin e pranisë konsullore të Greqisë në Shqipëri dhe një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të ndërtuar një marrëdhënie më të hapur dhe konstruktive – të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe dialog të rregullt. Kjo ngjarje vjen në një moment me rëndësi për partneritetin tonë strategjik si fqinj dhe aleatë në NATO, në një rajon që ka nevojë për stabilitet dhe koordinim të qëndrueshëm.”

Duke vlerësuar mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë, ai theksoi se: “Greqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë – jo vetëm për shkak të historisë dhe lidhjeve mes dy vendeve, por edhe për mundësitë konkrete që kemi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për qytetarët tanë.”

Ai nënvizoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu i rregullt janë thelbësore për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar besim afatgjatë.

 

Godina e re e Konsullatës është e vendosur në ish-banesën e Giorgos Seferis – poet, diplomat dhe fitues i Çmimit Nobel – i cili shërbeu në këtë qytet si Konsulli i parë i Greqisë në vitet ’30.

 

Pas

Bashkëpunim i qëndrueshëm Shqipëri–Gjermani: Policia e Shtetit pajiset me teknologji të lartë nga BKA

Para

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Para
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.