Një 33-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur 25 koshere bletësh. Në pranga u vu Renato Kadilli, i cili gjatë natës së 21 shtatorit në Qafë-Thanë ka vjedhur 25 (njëzetë e pesë) koshere bletësh, në pronësi të shtetasit R.Z, 82 vjeç, banues në Maliq, njofton policia.
Por Renato Kadilli nuk është një emër i panjohur për policinë. Renato kadilli është personi që iu vu lënda eksplozive në varkë në Pogradec.
Ai është i arrestuar në muajin shtator për vjedhje ndërsa ne vitin 2011 u arrestua pasi u kap me 50 kg marijuanë së bashku me vellain e tij dhe nje person tjetër.
Dy muaj me parë dyshohet se ky shtetas ka qelluar me armë drejt dy personave ne fshatin Zagorcanj . Burime konfidenciale thonë se për ngjarjen e sotme po hetohet në dy pista siç eshte ajo e pronësisë dhe konfliktit personal. (B.H/Faxweb)