Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të kalimit në Qafë-Thanë.
Llambi Vako, 22 vjeç, banues në Korçë është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur banesën e 78-vjeçarit, H.Sh, në fshatin Biranj.
Policia njofton se:
“Ndalimi i tij, u bë bazuar në urdhërin e nxjerrë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetasit H.Sh, 78 vjeç, banues në fshatin Biranj, ngjarje e ndodhur në datën 11.03.2018, ku në bashkëpunim me persona të tjerë kanë marrë një sasi eurosh, një sasi lekësh dhe sende të tjera.”
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post