Gjykata e Korçës pranon kërkesën e mbrojtësit të 25 vjeçarit David Myrte, i akuzuar për vrasjen e Zarif Alliut, për të pyetur në cilësinë e dëshmitarit shtetasin D.Papa.
Papa ndodhet i burgosur në Larisa të Greqisë dhe dëshmia e tij do të merret nëpërmjet letërporosise. Mbrojtja e të akuzuarit për vrasje, pretendon që D.Papa ka qenë personi që ka komunikuar me viktimën me telefon ditën e vrasjes dhe jo 25 vjeçari Myrte.
Seanca e rradhës është shtyrë nga gjykata me dy muaj, në pritje të letërporosisë nga Greqia.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post