Dy gra aziatike janë të dyshuara për ekzekutimin e vëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, të hënën në Malajzi. Të paktën kështu shprehen autoritetet e Koresë së Jugut.
Hetuesit janë duke pritur zbardhjen e rezultateve të një autopsie mbi trupin Kim Jong Nam, i cili ndërroi jetë pasi u sulmua në aeroportin ndërkombëtar të Malajzisë.
Ndërkaq, autoritetet e sigurisë malajziane njoftojnë arrestimin e një femre nga Birmania të dyshuar si pjesë e skenarit të vrasjes së gjysmë vëllait të liderit Korean. Raportohet se e ndaluara është nga Vietnami,. 20 vjeç dhe dyshohet se e vrau duke e helmuar.
45-vjeçari Kim Jong Nam u gjet i vdekur një ditë më parë. Ai jetonte larg vendit të tij, për shkak të frikës së ekzekutimit. (XH.A/SHUPLAKA)