Koreja e Veriut pretendon të ketë kryer testin e saj të parë të suksesshëm të një rakete me rreze të gjatë, e cila mund të “arrijë kudo në botë”.
Transmetuesit shtetëror Korea Central Television, raporton se ishte një raketë balistike ndërkontinentale, ose ICBM, e cila do t’i vinte Shtetet e Bashkuara në dijeni, se Pyongyang mund të godiste kontinentin amerikan.
Raketa e sotme udhëtoi rreth 930 km dhe fluturoi për rreth 40 minuta, sipas autoriteteve të Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Mirëpo nga të gjitha këto, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është mënyra se si një gazetare koreane e ka raportuar lajmin për raketën.
Me një buzëqeshje në fytyrë dhe gjithë krenari, gazetarja raporton për urdhrin e liderit Kim Jong Un, për lëshimin e raketës. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post