Vajza e vogël e kim Jong Un shihet si trashëgimtarja e babait të saj, vlerëson agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut duket se po e rregullon atë për t’u bërë anëtari i katërt i dinastisë që udhëheq vendin.
Spekulimet për Kim Ju Ae, e cila duhet të jetë rreth 10 vjeç , kanë qenë të përhapura që kur ajo bëri daljen e saj të parë publike në nëntor 2022, kur mori pjesë në një testim rakete me rreze të gjatë veprimi me babanë e saj.
Joo Ae e vogël që atëherë ka shoqëruar të atin në ngjarje të rëndësishme publike.
Mediat shtetërore plotësisht të kontrolluara në Korenë e Veriut e kanë quajtur atë “fëmijën më të dashur” ose “më të respektuar” të liderit, ndërsa kanë publikuar foto që demonstrojnë statusin e saj politik në rritje dhe afërsinë me të atin.
Shërbimi inteligjent i Koresë së Jugut bëri vlerësimin e tij për rolin e ardhshëm të gruas së re bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të aktiviteteve të saj publike.
Me sa duket, një gjeneral i lartë … u gjunjëzua dhe i pëshpëriti diçka kur ajo duartrokiti teksa shihte një paradë ushtarake në shtator. Ajo u fotografua gjithashtu duke qëndruar përballë babait të saj gjatë një vizite në Shtabin e Forcave Ajrore në nëntor; të dy babai dhe vajza mbanin syze dielli dhe xhaketa të gjata lëkure.
Dhe në natën e Vitit të Ri në një stadium të mbushur plot në Phenian, Kim Jong Un e puthi atë në faqe dhe ajo puthi babanë e saj.
Pyetja ende pa përgjigje është pse Kim po i bën këto lëvizje pasi është vetëm 40 vjeç dhe nuk ka probleme serioze shëndetësore. Kim ka një djalë më të madh se Joo-ae dhe një fëmijë më të vogël se ajo, por nuk dihet nëse është djalë apo vajzë.