Ushtria e Koresë së Jugut dhe qeveria japoneze kanë njoftuar se Koreja e Veriut lëshoi një raketë të paidentifikuar nga qarku Sunan në kryeqytetin e saj Phenian e cila fluturoi mbi rajonin Hokkaido në veri të Japonisë dhe ra në Oqeanin paqësor.
Sipas tyre raketa ra rreth 2 mijë kilometra në lindje Hokkaidos. “Këto provokime të përsëritura nga ana e Koresë së Veriut janë të papranueshme dhe ne protestojmë me fjalët më të forta,” tha shefi i kabinetit japonez Yoshihide Suga.
Raketa, sipas ushtarakëve të Koresë së Jugut, fluturoi rreth 3 mijë e 700 kilometra, mjaftueshëm për të arritur në Guam, territor i Shteteve të Bashkuara në paqësor dhe përbën kështu testin e 7 raketor.
Presidenti amerikan, Donald Trump është informuar për këtë veprim të Koresë së veriut, shkruan voa. (J.V/Shuplaka)