09:14 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Koreja e Veriut simulon një ‘sulm me armë taktike bërthamore’

Agjencia tha se stërvitja kishte për qëllim të "paralajmërojne armiqtë" se vendi do të ishte i përgatitur në rast të një lufte bërthamore.

21:57 | 03/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koreja e Veriut simulon një ‘sulm me armë taktike bërthamore’

Kim Jong Un

Koreja e Veriut kreu një stërvitje të simuluar të një sulmi nga ana e saj, me armë taktike bërthamore, që përfshinte dy raketa me vetëdrejtim me rreze të gjatë veprimi, njoftoi të dielën (3 shtator) agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Agjencia tha se stërvitja kishte për qëllim të “paralajmërojne armiqtë” se vendi do të ishte i përgatitur në rast të një lufte bërthamore.

KCNA bëri të ditur se stërvitja u krye me sukses të shtunën, kur dy raketat që mbanin koka false bërthamore, u qëlluan drejt ujërave perëndimorë të Gadishullit Korean.

Pheniani tha gjithashtu se do të forconte masat parandaluese kundër çdo veprimi nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Por ushtria e Koresë së Jugut tha se pretendimi për sukses gjatë kësaj stërvitjeje mund të ishte një ekzagjerim pasi “jo të gjitha (raketat) ia dolën mbanë”, njoftoi ‘Yonhap News’ e Seulit, duke cituar një zyrtar të lartë të zyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Prova e fundit me raketa u krye dy ditë pas përfundimit të një stërvitjeje të përbashkët vjetore mes Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

Koreja e Veriut ka kritikuar marrëveshjen e arritur në një takim të nivelit të lartë muajin e kaluar mes Seulit dhe Uashingtonit për përmirësimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve./VOA

Etiketa: arme berthamoreKim Yong UnKoreja e veriut
Pas

Erik ten Hag liston katër gabimet nga gjyqtarët që rezultuan në humbjen nga Arsenali

Para

Vlorë/ Ra në gropën e ashensorit të një pallati, 22-vjeçari grek dërgohet me urgjencë në spital

Para
Sherr mes adoleshentësh në Gjirokastër, goditet me thikë 15-vjeçari. Autori i paidentifikuar

Vlorë/ Ra në gropën e ashensorit të një pallati, 22-vjeçari grek dërgohet me urgjencë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite urdhëron dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës

Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Lufta në Ukrainë, SHBA: Nëse Rusia merr vendimin e gabuar, do t’i braktisim bisedimet për paqe

Presidenti francez: Vendimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nëse Moska nuk pranon armëpushimin, “test besueshmërie” ndaj SHBA

Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran, rritet rreziku për përshkallëzim dhe sanksione

Investimet publike në ngërç: Bashkitë realizojnë vetëm 5% të planit vjetor në tremujorin e parë

Zelensky: Rusia ende nuk e ka dorëzuar memorandumin e premtuar

Horoskopi për ditën e sotme, 30 maj 2025

Shtëpia e Bardhë shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime në Stamboll javën e ardhshme

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.