Koreja e Veriut kreu sot testin e saj të gjashtë bërthamor, ndërkohë që agjenci të ndryshme gjeologjike njoftuan për dy tërmete artificiale pranë zonës së kryerjes së këtyre provave nukleare.
Ushtria koreanojugore konfirmoi se tërmeti i parë artificial ndodhi rreth orës 03:20 GMT.
“Ushtria rriti nivelin e alarmit dhe aktivizoi ekipin e ashtuquajtur për krizën bërthamore”, njoftoi agjencia zyrtare koreanojugore e lajmeve, Yonhap.
Ndërkohë, USGS-ja (SHBA) detektoi një shpërthim me magnitudë 6,3 ballë Rihter pranë Sungjibaegamit, në verilindje të Koresë së Veriut.
“Qendra e Rrjetit Kinez të Tërmeteve tha se dridhja e parë e tokës ishte 6,3 ballë Richter, me thellësi zero kilometra, çka tregon se tërmeti mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhu.
(E.K/SHUPLAKA)