Zyrtarët u kanë thënë qytetarëve në deklarata publike se ka raste të Covid-19 në Korenë e Veriut sipas një raporti që ka cituar burime nga provincat e kryeqytetit Pyongyang dhe Ryanggang.
Autoritetet kishin këmbëngulur prej kohësh që pandemia nuk kishte hyrë në kufijtë e Koresë së Veriut.
Autoritetet e Koresë së Veriut u thanë qytetarëve se kishte raste të konfirmuara të koronavirusit në vend, që në fund të marsit, në kontrast me pretendimet zyrtare të Pyongyang, që nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar, raportoi Radio Azia e lirë (RFA), të premten vonë.
Autoritetet, duke ju drejtuar organizatave dhe grupeve të monitorimit të lagjeve, thanë që ka raste Covid-19 brenda vendit, pa dhënë asnjë numër, tha RFA, duke përmendur dy burime, një në Pyongyang dhe një në provincën Ryanggang.
Pyongyang më parë kishte përforcuar kontrollet në kufi dhe kishte porositur të huajt nga çdo vend që ka raportuar një rast të Covid-19 të kalojnë 30 ditë në karantinë, duke larguar dhjetëra diplomatë jashtë vendit, në fillim të marsit.
Media shtetërore KCNA të shtunën tha se kufijtë e vendit do të mbeten plotësisht të mbyllura derisa infeksionet Covid-19 të frenohen në nivel global.
Ndërkohë, të gjithë të huajt në Korenë e Veriut që kishin qenë në karantinë, janë lënë të lirë.
Koreja e Veriut nga fundi i shkurtit raportoi se kishte karantifikuar rreth 380 të huaj, përfshirë diplomatë nga shtete të ndryshme të botës, në kryeqytetin Pyongyang.