Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Open” të Eni Vasilit ka folur për herë të parë për kufijtë e Kosovës. Rama është shprehur se kjo çeshtje i takon vetëm Kosovës, ndërkohë kreu i qeverisë thekson faktin që nuk ka folur asnjëherë në emër të Kosovës.
“Besoj bëhet fjalë për një çështje të ditës së përbashkët. I takon Kosovës që të punojë një platformë për dialogun dhe unë i jam fundit njeri nga shqiptarët që më takon të flas dhe të bëj komentatorin.
Nga ana tjetër si përfaqësues i qeverisë së Shqipërisë ndjek deryrimin të respektoj kosovën dhe vendimin e saj. Kam folur dhe do flas sa herë është e arsyeshme për Kosovën, por jo të flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin, na duhet shumë më tepër sesa një debat i rradhës.
Dëgjoj të flitet për kuzhinierë, trathtarë dhe patriotë. Shqipëria ka detyrimin për të mbështetur fuqimisht Kosovën. Nuk mund të bëjmë tutorin e Kosovës, se kam marrë mundimin ta bëj. Është një çështje që luhet fati i Kosovës për shumë vite që vijnë”, tha Rama.