Kryeredaktori i gazetës “Zëri”, Lavdim Hamidi në një lidhje skype për “Faxnews”, ka komentuar edhe për marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai është shprehur se procesi i kësaj marrëveshje është jotransparent dhe Kosova humb shumë nga kjo marrëveshje. Hamidi nuk ka ngurruar të kritikojë Thaçin për faktin se po ndërmerr një hap të tillë.
“ Procesi i kësaj marrëveshje është jotransparent. Kosova ka shpallur pavarësinë e saj me këto kufinj. Marrëveshja në kurriz të territoreve është një lajm i keq sepse Kosova humb rreth 4 komuna, kjo është një humbje e madhe për vendin. Më 7 shtator BE do të organizojë një takim të Thaçit me Vuçiç, ku pala serbe është më e favorizuar. Korigjimi i kufijve mund të nxistë efekte të dhunshme në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë Hercegovinë”, u shpreh Hamidi.
(J.D/Faxweb.al)