22:08 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koronavirusi/ Bilanci me 233 viktima dhe 5900 të infektuar, ja rajoni Italian që rrezikon i tëri karantinën

12:20 | 08/03/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koronavirusi, mbi 20 milionë të izoluar në të gjithë botën. Ministrja Manastirliu urdhër për masat mbrojtëse

Italia vazhdon të mbetet një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi. Masat e marra nga ky vend po prekin kulmin duke e detyruar të shkojë drejt një vetëizolimi të plotë.

Qeveria Italiane vendosi në karantinë gjithë rajonin verior të Lombardisë, zemrën e ekonomisë italiane, ku përhapja është më e larta në gjithë vendin.

Italia merr masa drastike kundër koronavirusit, teksa përhapja po vijon me ritme të shpejta, me 233 viktima e afro 5900 të infektuar.

Në karantinë janë edhe  14 zona të tjera në veri mes të cilave Venecia, Padova, Rimini, Parma, etj. Në zonat e karantinës banojnë 16 milionë njerëz.

Italia, me numrin më të lartë të viktimave pas Kinës, është vendi i dytë në botë që ndërmerr masa ekstreme kundër përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri italian Giuseppe conte urdhëroi ndalimin e hyrje – daljeve të njerëzve nga zonat e karantinës. Masa ekstreme ka detyruar mijëra qytetarë të marrin valixhet për të ikur nga Milano.

Ndërkohë që mbrëmë u bë me dije se shumë vende ku ka masivitet njerëzish të evitohen medoemos.

Jo vetëm veriu por i gjithë vendi përfshihet nga disa prej masave të reja drastike, ku përveç mbylljes së shkollave, qeveria urdhëroi edhe kyçjen e palestrave, muzeve, klubeve të natës dhe shumë aktiviteteve të tjera publike.

Restorantet dhe baret do të qëndrojnë të hapura nga 6 e mëngjesit deri më 18.00 në darkë.

Klientët duhet të qëndrojnë deri në 1 metër larg njëri-tjetrit.

Janë ndaluar po ashtu edhe ceremonitë e dasmave dhe varrimet.

Këto masa do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri më 3 prill thuhet në vendimet e fundit në kuadër të masave të marra ndaj koronavirusit.

Etiketa: koronavirusi ne itali
Pas

59 raste të testuara deri tani, Ministria e Shëndetësisë jep rezultatet e personave të dyshuar

Para

Ish komandanti i UÇK-së niset drejt Hagës, do të merret në pyetje për krimet e luftës

Para
Ish komandanti i UÇK-së niset drejt Hagës, do të merret në pyetje për krimet e luftës

Ish komandanti i UÇK-së niset drejt Hagës, do të merret në pyetje për krimet e luftës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.