Me gjithë masat e marra nga strukturat shtetërore, Italia nuk po mundet që ta ndalë numrin e të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi.
Deri më tani shifrat janë të frikshme sepse bëhet fjalë për 148 të vdekur dhe 3296 të infektuar me këtë virus.
Referuar shifrave të para pak ditëve nga mbrojtja civile e Italisë vihet re një rritje e numrit të viktimave por edhe të infektuarve.
Ajo që bie në sy është edhe një fakt tjetër ajo e kurimit dhe kalimit me sukses të testit ndaj këtij virusi ku raportohet për 414 të shpëtuar tashmë.
Në kuadër të masave të marra Italia sot ka mbyllur edhe institucionet arsimore, ndërkohë që diskutohet çdo ambjent publik të mos jetë i mbyllur.
Discussion about this post