Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lëshuar një formular në të cilin duhet të plotësohet në çdo detaj duke filluar nga të dhënat personale, vendi nga ka ardhur një urdhëtar dhe adresa ku do të shkojë e deri tek simptomat e mundshme që mund të lënë dyshime për koronavirus, në Vlorë është konstatuar një tjetër lloj formulari.
Formulari plotësohet nga qytetarët që kalojnë nëpër pikat kufitare ndërsa më poshtë kemi siguruar atë që në të vërtetë paraqesin autoritetet për të plotësuar.
Dallimi mes dy formularëve, pra atij që ka udhëzuar ministria dhe atij që përdoren është lehtësisht i dallueshëm ndryshimi pasi në këtë të dytin kërkohet të plotëson emri dhe mbiemri, adresa e banimit, vendi nga prej ka ardhur, tranzitet gjatë udhëtimit dhe një numër kontakti.
Në formularët që plotësohen në Portin e Vlorës nuk ushtrohet asnjë pyetje për simptoma, semundje, as për lëvizjet në muajin e fundit, as për numër udhëtarësh në bord.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2020/02/formulari-i-ministrise-293x400.png)
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2020/02/formulari-ne-port-600x242.png)
(F.GJ/FAXWEB.AL)