11:16 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koronavirusi erdhi, 10 këshilla mjekësore si t’i bëni ballë sëmundjes nga Tritan Kalo

08:24 | 09/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rastet e gripit janë duke u rritur”, flet Tritan Kalo: Ja grupet më të riskuara, qytetarët të vaksinohen

Nga Tritan Kalo

DUKURIA Covid-19/Sars-Cov-2…..Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruajtura, si dhe e diskutimeve tona të përditëshme profesionale apo jo….

Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësija, POR që gjithëqysh kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë…..PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për

1- HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive,

2- MOS GRUMBULLIMI jo i domozdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise,

3- PËRKUJDESI për “higjenën e të teshtiturës dhe të kolliturës”,

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-herëshme të sasive të vogla uji,

5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,

6- të PATURIT në vëmëdje e mos frekuentimit të shkollave, e qëndrave të punës në rast shënjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë),

7- VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vënde të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,

8- KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital,

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,

10- VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…NUK ka asnjë fshehje të realitetit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….

Të mos harrojmë se NË NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marë jetët e mbi 3600 individëve, në të njejtin hark kohor na mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arësye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…..

BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…..SË BASHKU do të mundemi t’ja dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!

Etiketa: keshilla nga tritan kalotritan kalo
Pas

Alkooli bën të veten/ David dhe Victoria Beckham marrin gjithë vëmendjen në ditëlindjen e të birit (FOTO)

Para

Shqipëria drejt autoritarizmit- rezistenca kundër tij duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve

Para
Shqipëria drejt autoritarizmit- rezistenca kundër tij duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve

Shqipëria drejt autoritarizmit- rezistenca kundër tij duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

Lufta/ Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë pas dështimit të bisedimeve për paqe

Krimi zgjedhor/ Policia kontroll fizik dhe banese për 5 persona, sekuestrohen fatura, kupona nafte dhe lista votuesish

Tornado shkatërron Kentucky-n dhe Misurin: 27 të vdekur, dhjetëra të plagosur

(VIDEO)Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në New York

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.