22:12 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koronavirusi/ Fillojnë lëvizjet e para, SHBA “hap thesin”, ja shifra e majme që vë në dispozicion për COVID-19

18:21 | 06/03/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet rrezikshmëria, koronavirusi shënon viktimën e parë jashtë qytetit Wuhan

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump nënshkroi ligjin që parashikon më shumë se 8 miliard dollarë fonde emergjente, për t’u përballur me krizën në rritje të koronavirusit.

Pesë shtete amerikane, Merilendi, Kalifornia, Florida, Uashingtoni dhe Havai kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të virusit. Gjithsej në SHBA janë konfirmuar 230 raste infektimi dhe numri i të vdekurve ka arritur në 14.

Presidenti Trump kishte planifikuar ta nënshkruante projekt-ligjin gjatë një vizite në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta të shtetit Georgia. Por ai u tha gazetarëve se ekzistonin shqetësime për “një person që mund të ishte infektuar”, dhe që punonte në këto qendra.

Presidenti Trump tha se personi në fakt ishte testuar negativ për koronavirusin dhe se ai ende shpresonte ta vizitonte agjencinë në një të ardhme.

Fondet prej 8.3 miliardë dollarësh u miratuan thuajse njëzëri nga të dyja dhomat e Kongresit, me synimin për të qetësuar publikun dhe për të përshpejtuar reagimin e qeverisë ndaj virusit.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit po kërcënon të krijojë çrregullime në jetën e përditshme të vendit ashtu si dhe në të gjithë globin.

Fondet e miratuara do të përdoren për luftuar nga shumë aspekte koronavirusin, i cili ka tronditur tregjet financiare, po krijon çrregullime në udhëtimet e njerëzve dhe ka kërcënuar ekonominë amerikane, e cila ka qenë në rritje të shpejtë prej një dekade.

Një ndër qeveritë lokale që po përballet me koronavirusin është ajo në Montgomery të shtetit Merilend, jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë. Dje Montgomery konfirmoi rastet e tij të para.

Zyrtarët e Kalifornisë shpallën gjendjen e emergjencës pas vdekjes së një personi nga koronavirusi.

Personi që vdiq ka të ngjarë të jetë ekspozuar gjatë një lundrimi me anijen Grand Princess, e cila udhëtonte nga Meksika për në San Francisko. Anija do të qëndrojë përballë brigjeve të San Franciskos.

“Anija nuk do të dalë në det, derisa të vlerësojmë siç duhet pasagjerët,” thotë Gavin Newsom, Guvernator i Kalifornisë.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha të enjten se një milion komplete testestimi për koronavirusin pritet të arrijnë këtë fundjavë në laboratorët e vendit.

Administrata e Presidentit Trump është bërë objekt kritikash për mungesat e kompleteve të testimit.

Zëri i Amerikes

Etiketa: Koronavirusi ne SHBA
Pas

Mijëra të prekur! A do të zhduket koronavirusi në verë, si një grip normal?

Para

Komisioni i Venecias hedh poshtë pretendimet e qeverisë: Presidenti ka vepruar sipas kushtetutës, veprimet e KED-së të dyshimta

Para
Meta ndez sheshin: Presidenti i ulet në gjunjë vetëm popullit, grushtit i dalim sot në ballë, unë ushtari i parë… (Video)

Komisioni i Venecias hedh poshtë pretendimet e qeverisë: Presidenti ka vepruar sipas kushtetutës, veprimet e KED-së të dyshimta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.