14:12 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koronavirusi/ “Imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, Meta thirrje qeverisë: Të shtohen fondet për personelin mjekësor

16:16 | 08/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koronavirusi/ “Imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, Meta thirrje qeverisë: Të shtohen fondet për personelin mjekësor

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nën dy vendet fqinjë, Greqi dhe Itali me pandeminë e koronavirusit duke bërë thirrje ndaj autoriteteve shqiptare të marrin masa më të mëdha përmes financimeve për parandalimin dhe menaxhimin e situatës në vendin tonë.

Pasi radhit disa nga masat që kanë marrë vendet e prekura nga pandemia, por edhe paralajmërimin qëka bërë institucioni që drejton që prej fundit të Janarit, Meta thakson se situata imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24.

“Vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situates”, shkruan ndër të tjera Kreu i Shtetit duke radhitur një sërë masash që sugjeron.

Reagimi i Presidentit:

Kam ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet lidhur me pandeminë e coronavirusit, që për fat të keq janë rënduar së tepërmi, kur të gjithë do të donim që të ndodhte e kundërta.

Në 31 janar të këtij vitit kam tërhequr publikisht vëmendjen për marrjen e masave sanitaro-epidemiologjike shumë të forta nga vendi ynë, edhe pse atëhere Italia kishte vetëm 2 të prekur nga coronavirusi.

Sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje.

? Duke vlerësuar:

? – këtë situatë shumë serioze epidemiologjike rajonale;

? – faktin që situata në Itali është rënduar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese;

? – rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi;

? – shfaqjen e rasteve të coronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezultonin te paprekura;

? – në informacionin që Organizata Botërore e Shëndetësisë jep për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet serioze që ai paraqet;

Apeloj:

? Është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike;

? Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të “Zonës së Kuqe”, si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24;

? Vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situatës;

? Angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ilir metakoronavirusi
Pas

Konfirmohen 73 raste me koronavirus, qeveria greke merr vendimin për masa ekstreme parandaluese

Para

Qose protagonist, gol dhe dedikim special në Çeki (Video)

Para
Qose protagonist, gol dhe dedikim special në Çeki (Video)

Qose protagonist, gol dhe dedikim special në Çeki (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.