Themelues dhe drejtues i imunologjisë, porfesor, doktor Genc Sulçebe i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në Fax News foli në lidhje me situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vendit tonë.
Sulçebe nënvizoi faktin se masat e ndërmarra janë për të mos u lejuar përhapja më tej e virusit, ndërkohë që theksoi se kjo është e vetmja mënyrë për të frenuar deri në maksimum përhapjen e këtij infeksioni.
Mjeku theksoi se nuk duhet të depresionohemi dhe të dyndemi në klinika, pasi popullata sipas tij duhet të vetëedukohet dhe të ketë besim tek sistemi imunitar, të mos alarmohet dhe të vetëmjekohet në shtëpi siç ndodh me një grip të zakonshëm.
Mjeku theksoi sërish se duhet ta konsiderojmë si një grip, ndërkohë që shtoi se ka shtet që po punojnë për gjetjen e veksinës, duke theksuar se nuk është diçka e jashtëzakonshme.
“Duhet ta konsiderojmë si një grip, është një problem botëror ne nuk jemi vetëm në këtë problem. Ka shtete që po punojnë seriozisht në drejtim të vaksinës. Do të arrijnë që ta dominojnë. Ne duhet të marrim masa për izolimin fizik. Fizik nuk do të thotë të mbyllet në një dhomë, por mjafton të mbajnë një maskë, të lajë duart, fytyrën gjëra bazike. Virusi futet vetëm në rrugët e frymarrjes. Nëse kemi hundën dhe gojën të mbuluar mirë jemi të mbrojtur dhe duhet të edukojmë njerëzit, pasi duhet të mbajnë maskë pasi janë shpërndarës. Pra 34% janë asimptomatik, por e shpërndajnë virusin. Nuk është një gjë e jashtëzakonshme është një virus që del një herë në shekull. Është më infeksioz së viruset e mëprashme, por nuk është cunam. Spitali nuk është zgjidhje, pasi spitalet kanë rezultuar se qendra infeksioni masiv. Personeli mjekësor punon në kushte të jashtëzakonshme si astronaut. Duhet t’ua lëmë spitalin atyre që kanë nevojë për mjekim intensiv.”– tha mjeku.