01:26 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koronavirusi përplas SHBA-BE/ Trump ndalon fluturimet nga Europa, Unioni dënon vendimin e Presidentit

14:34 | 12/03/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koronavirusi përplas SHBA-BE/ Trump ndalon fluturimet nga Europa, Unioni dënon vendimin e Presidentit

Bashkimi Evropian tha të enjten se vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të ndaluar fluturimet nga Evropa për në SHBA, është marrë “në mënyrë të njëanshme” dhe “pa konsultime”.

Duke folur nga Zyra Ovale të mërkurën vonë, Trump tha se fluturimet nga 26 vende të Evropës – që janë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë Schengen – për në Shtetet e Bashkuara, do të pezullohen për 30 ditë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në SHBA.

Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe vendet e tjera jashtë Schengenit nuk janë të ndikuara nga kjo ndalesë. Përjashtime bëhen edhe për qytetarët amerikanë.

“Koronavirusi është krizë globale, nuk është i kufizuar në ndonjë kontinent dhe kërkon bashkëpunim në vend të veprimit të njëanshëm”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Bashkimi Evropian është duke ndërmarrë veprime të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit”, thanë ata.

Dhjetëra vende të Evropës janë prekur nga një koronavirus i ri, që besohet se e ka origjinën në Kinë. Vendi i goditur më se keqi është Italia, me mbi 12,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 820 të vdekur. Rastet e para me koronavirusin, i cili shkakton sëmundjen e identifikuar si COVID-19, janë shfaqur në Vuhan të Kinës në muajin dhjetor. Simptomat që i shkakton kjo sëmundje janë të ngjashme me pneumoninë. Në SHBA janë mbi 1,300 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa 38 pacientë kanë humbur jetën./REL

Pas

Çifti që kishte 60 vite bashkë vdes nga koronavirusi, i biri akuzon shtetin: Nuk të lënë as ti përqafosh

Para

Shkoi me shenja gripi në qendrën shëndetësore, vdes gruaja, mjekët dhe familjarët dyshime për koronavirus

Para
Video/ Një person në karrige me rrota, një rast i ri mbërrin në spitalin Infektiv

Shkoi me shenja gripi në qendrën shëndetësore, vdes gruaja, mjekët dhe familjarët dyshime për koronavirus

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.