Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë për tre muaj shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive për tre muaj, duke iu referuar situatës së krijuar në vend si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Faxnews mëson se vendimi është marrë pak më parë dhe parashikon kreditë për biznese dhe individë.
Situata emergjente e krijuar nga frika për përhapjen e epidemisë, pritet të sjellë zbatim të masave lehtësuese edhe për biznesin nga Ministria e Financave.
Në kuadër të masave mbrojtëse nga koronavirus, Ministria e Financave mund të anulojë vendosjen e gjobave dhe kamatëvonesave për vonesat në deklarim, pasi prej ditës së nesërme do të vendoset dhe pezullimi i përkohshëm i lëvizjeve të mjeteve private.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje vdekjen e parë nga koronavirusi. Gruaja 73 vjeçe u prek nga koronavirusi gjatë një udhëtimi në Bolonja. E moshuara vuante edhe nga probleme të zemrës, ndërkohë që numri total i të prekurve të konfirmuar është 15.