Në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora është debatuar ashpër me dy mjekë, Petrit Vargun dhe Silva Binon për mënyrën si po përballohet situata me koronavirusin.
Vargu akuzoi Binin se është e kapur, ndërsa kjo e fundit e irrituar tha se do të largohet nga emisioni.
Petrit Vargu: Ne nuk kemi asnjeri në karantinë
Silva Bino: Ka dokumente
Petrit Vargu: Ku i ke njerëzit në karantinë?
Silva Bino: Ka dokumente, mos ulërini kështu
Petrit Vargu: Leri dokumentet, na morët në qafë. Na bllokuat linjat me Italinë ku u shpall koronavirusi. Po mbroni Italinë apo Shqipërinë?!
Silva Bino: Ca je ti që i ke?
Petrit Vargu: Unë jam 31 vjet mjek. Je e kapur
Silva Bino: Si jam e kapur?
Petrit Vargu: Thuaj të vërtetën atëherë. Thuaj të vërtetën popullit.
Silva Bino: Po pra të vërtetën po i them popullit. Qenkam e kapur unë! Nga ca jam e kapur ?
Petrit Vargu: Nuk e di unë, e di ti?
Silva Bino: Këto janë ofendime, unë iki nga emisioni
Petrit Vargu: Po na marrin në qafë
Silva Bino: Unë jam një mjeke, eksperte më ke ftuar në këtë emision më lër të flas ashtu si e mendoj unë.