Italia është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi dhe shifrat e të prekurve dhe të të vdekurve nuk janë aspak të favorshmë për situatën në vendin fqinj.
Bëhet me dije se numri i viktimave deri tani ka shkuar deri në 463 ndërkohë që janë të prekur 7985 persona.
Ajo që bie në sy nga raportimet është se viktimat kanë pasur edhe më herët komplikacione ose sëmundje të tjera dhe janë kryesisht persona të moshës së tretë.
Italia ka marrë masat e menjëhershme dhe ato sa shtohen dita-ditës duke bërë thirrje edhe për vetëizolim. Ndërkohë që janë anuluar shumë fluturime me këtë vend dhe ndaluar grumbullimet e njerëzve në vende publike.