Safer Vrana është një student që jeton në Kinë i cili në një lidhje telëfonike për Fax News tha se situata është kritike, por që autoritetet kanë marrë dhe po vijojnë sipas tij të marrin rregullisht masat ndaj qytetarëve.
Ai tha se të gjithë njerëzit lëvizin me maska ndërsa qendrat shëndetësore janë në gatishmëri të përhershme.
Vrana radhiti edhe disa nga këshillat që janë dhënë të domosdoshme për të shmangur infektimet që janë maskat dhe larja e herëpas’hershme e duarve ndërsa simptomat sipas tij janë kolla e thatë dhe temeperaturat.
“Di që gjendja e shqiptarëve është e mirë kam kontakt dhe nuk ka të prekur, me ambasadën nuk kam pasur kontakt. Nuk është e ndaluar të dalësh jashtë, por unë kam preferuar që të mos dal, vetëm për raste emergjente”, tha Vrana.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post