Në kuadër të masave shtesë që po ndërmerr qeveria për frenimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 Policia e Shkodres dhe ajo e Lezhës të pajisur me maska dhe doreza kanë zbritur natën sotme në terren të mbështetur nga forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Po ndalohen dhe bëhen kontrolle ndaj mjeteve me targa te huaja kryesissht nga italia duke i keshilluar te vetëkarantinohen.
Kontrolle po bëhen edhe ndaj shtetasve shqiptare ku pyeten për udhëtimin e fundit jashtë vendit duke kontrolluar edhe në sistemin tims .
Gjithashtu edhe në qytetin e Gjirokastës bëhet me dije se Drejtori i Ishsh rrethi Gjirokaster sëbashku me efektiv të DVP kanë nisur menjëherë punën në terren për sa i përket mbylljes së bizneseve në këtë qytet.
Kontrollet në fjalë po bëhen me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu si masa parandaluesepër përhapjen e Pandemisë COVID-19 .