“BE është gjendur e papregatitur për djegien e mandateve të opozitës dhe prandaj nuk po ndërhyn.”
Kështu është shprehur korrespondentja e Shqipërisë në Bruksel, Erisa Zykaj. Ndër të tjera ajo ka thënë që ne nuk kemi aq forcë sa të heqim këtë qeveri dhe të vendosim një tjetër.
Sipas saj Bashkimi Europian ka nevojë për kohë që të veproj sepse nga ky veprim I opozitës është gjendur i papregatitur.
“Është një situatë problematike, pasi ka një opozitë që është jashtë parlamentit dhe ka krijuar një precedentë të tillë që është vështirë të zgjidhet nga Bashkimi Europian. BE është gjendur i papërgatutur dhe ka frikë se kjo mund të ketë një domino në rajon.
Dhe si i tillë nuk vepron shpejt. Do marri kohën e vet. Është një e drejtë demokratike protesta e opozitës, por ne nuk jemi një forcë që ta heqim këtë qeveri dhe ta zëvendësojmë me një tjetër.”- tha ndër të tjera Zykaj.